Vetëflijimi i Zhaneta Josifit së bashku me të bijën ka tronditur opinionin publik. Mbi këtë ngjarje kanë folur edhe fqinjët e saj, të cilat tregojnë për ABC News se Zhaneta bashkë me vajzat, kishte dy vjet që nuk dilte nga shtëpia, madje edhe dyer dhe dritare i mbante mbyllur.
Fqinjët e saj thanë se kanë shkuar dhe kanë trokitur në derën e shtëpisë së të ndjerës, por ajo i ka përzënë. Sipas tyre Zhaneta nuk pranonte as njerëzit e saj të afërt.
Fqinja 1 : Unë isha në Greqi dhe kur erdha hyra tek shtëpia dhe e pyeta Zhanetën, ku e ke Anisën? Ka vajtur në një vend më tha. Pas dy ditësh shkova prapë i kërkova sitën për pak miell që kisha marrë, prapë e pyeta për Anisën se mos kishte ikur në Gjermani, por më tha që jo, do vij koha që do e shikosh dhe vuri buzën në gaz. Ato vajza kishin 2 vjet pa dalë fare. E ëma ka punuar, në një familje, ndërsa vajzat kanë punuar më përpara, por pastaj u mbyll puna, dhe nuk punuan më. Ishin të dobëta me fizik jo shumë të shkathëta. Përpara 1 muaji i rashë derës së Zhanetës, ajo më tha që zhduku mos ta shoh bojën.
Fqinja 2: Jemi interesuar, kemi dalë kemi parë dyer e penxhere, pa rroba pa asgjë. Ne që kemi hyrë e kemi dalë me to filluam të kemi siklet. Ajo nuk bënte asnjë nga njerëzit e saj, i kishte larguar të gjithë, ishte zënë, punët e tyre se pse. Parmbrëmë paska marrë i vëllai në telefon dhe nuk është përgjigjur njeri. Unë kisha 2 vjet pa i parë. Vetëm kur i prunë ndihma që hapi pak derën, i pashë pak fytyrën në cep të derës dhe i fola dhe nuk i kam parë më. Nuk di çfarë të them më….
