Drejtuesja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silvia Bino, e ftuar në emisionin "Open" deklaroi se në dy javët në vijim pritet rritje e numrit të të infektuarve në vendin tonë.
Bino u shpreh se numrat e këtyre ditëve janë personat e infektuar në muajin maj dhe të infektuarit e qershorit do të shihen në korrik.
"Shifrat e larta që kemi këto kohë janë të infektuarit e muajti maj. Infektimet e qershorit do ti shikojmë në korrik. Këto dy javë presim një rritje të numrit të infektuarve. U bëjmë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat", tha Silvia Bino.
