Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 11:11

Del ekspertiza, vajza ka ndërruar jetë 15 muaj më parë, nëna i lyente trupin me vaj dhe e mbështillte me shtroje

Ka dalë ekspertiza mjekoligjore për vdekjen e Anisa Josifit, vajzës 33 vjeçare e cila u gjet e vdekur bashkë me nënën e saj, Zhanetën.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore Anisa ka ndërruar jetë 15 muaj më parë.  Sipas ekspertëve, trupi është mumifikuar sepse është mbështjellë ditë pas dite me çarçafë të hollë. Trupi i Anisa Josifi ishte i dekompozuar, dhe për të kujdesej nëna me vajzën tjetër, duke e lyer me vaj dhe mbështjellë me shtroje.

Burime për "newsbomb.al" bëjnë me dije se shkaku i vdekjes lidhet me faktin që nëna dhe vajzat ishin praktikante te jehovait dhe janë vetëflijuar me besimin se mund të ringjallen.

Nëna Zhaneta Josifi 56-vjeçare, Anisa dhe Blerta Josifi jetonin në zonën e Kombinatit në Tiranë, dhe ka qenë i vëllai i Zhaneta Josifit ai që ka lajmëruar policinë pasi motra e tij nuk përgjigjej në telefon dhe as nuk i hapte derën e banesës.

Burimi: newsbomb.al