Reperi shumë i suksesshëm dhe shumë i pëlqyer nga publiku, Getoar Selimi feston sot ditëlindjen. Geti mbush 38 vjeç dhe ky vit e gjeti të plotësuar si në karrierë, edhe në jetën personale. Reperi po shijon suksesin e këngës "Zhytem" e nga ana tjetër po jeton i lumtur martesën me Marina Vjollcën.

Në këtë ditë të veçantë nuk mund të mungonte një urim nga moderatorja, e cila vendosi ta surprizojë bashkëshortin në mesnatë. Marina postoi në Instagram një foto të Getit duke i bërë një urim të veçantë.

"Gëzuar ditëlindjen burrit më të dashur, më të pashëm, heroit tim", shkruan Marina dhe me humor shton: "Doja të të uroja më të mirën, por ti më ke mua, nuk ke nevojë".
View this post on Instagram
"Jam me fat", komenton Geti krah postimit.






