Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 10:10

Koronavirusi i merr jetën 3 pacientëve tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë njofton se 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi.

Të tre pacientët vuanin edhe nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe fatkeqësisht kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. 

Njoftimi i Ministrisë: "Fatkeqësisht 3 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 57 vjeçar nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Tirana dhe një 76 vjeçar nga Durrësi, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve".