Për herë të parë në Shqipëri është shtruar në spital një fëmijë i infektuar me koronavirusin Covid-19. Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu. E ftuar në “Opinion” në Tv Klan, Manastirliu tha se bëhet fjalë për një fëmijë 2 muajsh.
“Kemi një rast sot në fakt të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në Spitalin Pediatrik në shërbimin e infektivit. Që i ka dhënë pasojë Covidi. Rasti i parë që kemi një fëmijë të shtruar në pediatrinë e QSUT që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e vetë”, u shpreh ministrja.

