Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 10:10

Detaje nga ngjarja tragjike/ E gjithë familja me Jehovain, babai kishte themeluar bashkësinë në Përmet

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre mbrëmjen e djeshme. Vajza tjetër Blerta, 34 vjeçe u dërgua në spital në gjendje të rëndë.

Bashkëshorti i Zhaneta Josifit kishte ndërruar jetë pesë vite më parë. Mësohet se ashtu si vajzat dhe bashkëshortja edhe ai kishte qenë predikuesi i sektit të Jehovait, ndonëse kishte profesion mësues. Ai njihej si themelues i kësaj bashkësie në qytetin e Përmetit. Pas vdekjes së tij bashkëshortja dhe vajzat e tij ishin transferuar në zonën e Kombinatit.

Përgjatë dy viteve të fundit, ato ishin veçuar nga komuniteti përreth duke qëndruar të izoluara.

Burimi: abcnews