Është konfirmuar sot rasti i parë më COVID-19 në qytetin e Ersekës.
Burime për “ABC News” bëjnë me dije se një 60-vjeçare, banuese në Tiranë ka rezultuar me koronavirus. Mësohet se 60-vjeçarja ka shkuar te shtëpia e saj e pushimit, në Ersekë.
Sipas burimeve gjendja e saj është e stabilizuar dhe qytetarja është vetëkarantinuar në banesë.
Ndërkohë pritet përgjigja e tamponëve të familjarëve të 60-vjeçares së infektuar.
