Nga Shqipëria / E Premte 3 Korrik 2020, 09:09

Konfirmohet rasti i parë me Covid-19 në këtë qytet të Shqipërisë

Është konfirmuar sot rasti i parë më COVID-19 në qytetin e Ersekës.

Burime për “ABC News” bëjnë me dije se një 60-vjeçare, banuese në Tiranë ka rezultuar me koronavirus. Mësohet se 60-vjeçarja ka shkuar te shtëpia e saj e pushimit, në Ersekë.

Sipas burimeve gjendja e saj është e stabilizuar dhe qytetarja është vetëkarantinuar në banesë.

Ndërkohë pritet përgjigja e tamponëve të familjarëve të 60-vjeçares së infektuar.