Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 23:11

Nënë e bijë u flijuan për ringjalljen, vajza tjetër e familjes: Se keni idenë çfarë kaluam ne

Zhaneta Josifi, 56-vjeç dhe e bija, Anisa, 30 vjeçe u gjetën pajetë në banesën e tyre mbrëmjen e sotme. Vajza tjetër e familjes, Blerta, 34 vjeçe është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Gazetarja Xhesilda Kodra ka bërë të ditur për "Abc News" se mësohet se 34-vjeçarja iu ka thënë ekspertëve: "Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen". Ekspertët i kanë gjetur viktimat të lyera me vaj dhe uthull.

Kujtojmë se pak më parë u bë e ditur se nëna dhe bijat ishin besimtare të një sekti fetar dhe janë vetëflijuar pasi besonin te ringjallja dhe një jetë më e mirë.