Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 22:10

Flet fqinja e nënës dhe vajzës së vetëflijuar: Ishin izoluar prej dy vitesh

Mbrëmjen e sotme nënë e bijë u gjetën të vetëflijuara në shtëpi, në zonën e Kombinatit. Një fqinje ka treguar për mediat se ato nuk kishin dalë prej kohësh nga shtëpia. Ajo u shpreh se vajzën nuk e kishte parë që prej dy vitesh.

Ndërsa nënën e kishte parë para 10 ditësh, kur punonjësit e Bashkisë iu kishin sjellë ndihma. Fqinja u shpreh se 56-vjeçarja ishte dobësuar shumë.

“Ka qenë një familje model dhe gjynah që patën një fund të hidhur. Ishte një grua e shkëlyer me vajza yë shkolluara. Ata kanë punuar. Por nuk e di pse u mbyllën brenda. Kanë qëndruar mbi dy vite brenda. Motra vinte e vizitonte, herët e fundit nuk i përgjigjej dhe nuk i hapte derën.

Unë jam interesuar edhe me bashkimë. I kanë sjellë ndihma. Nuk e di si përfunduan kaq keq. Kanë një motër, herë i dilte, herë nuk i dilte, Njëherë erdhi edhe policia. Ajo doli dhe tha që kemi disa punë tonat. Para tre javësh ka ardhur policia. Ka rreth 10 ditë qe erdhën ndihma. I thamë ne që duhet të marrësh. I tham të fillonin punë. Anisën nuk e kam parë prej dy vitesh.

Zhaneta para pandemisë punonte në një familje. Pastaj u mbyll brenda. Ishte dobësuar shumë. Nuk e di pse u mbyllën në vetvete. Nuk mund të them dot se ishte për shkak të fesë. Që kur erdhi bashkia nuk i kam parë fare. Ato nuk lëviznin. Nuk dëgjoheshin, as bënin lëvizje. Vajza nuk m’u duk në gjendjet ë keqe. E ëma ishte dobësuar shumë”, ka treguar fqinja.

Burimi: "Abc News"