Mbrëmjen e sotme një ngjarje e rëndë ndodhi në zonën e Kombinatit, ku nënë e bijë u gjetën të vdekura, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.
Dyshohet se vajza, Anisa Josifi, ka ndërruar jetë disa javë më parë pasi trupi është dekompozuar, megjithatë ajo mbahej në banesë. Ndërsa nëna, Zhaneta Josifi ka ndërruar jetë sot.
"Ballkan Web" shkruan se nënë e bijë ishin besimtare të një sekti fetar. Dyshohet se ato janë vetëflijuar pasi besonin te ringjallja dhe një jetë më e mirë.
Kohët e fundit kishte ndërruar jetë dhe kryefamiljari, babai i vajzave dhe gjendja e tyre ishte rënduar.
