Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ishte e ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin "Opinion". Ajo tha se në spitalin Infektiv ka të shtruar nga moshat e reja.
Manastirliu u shpreh se mes tyre ka raste kur pacientët nuk kanë sëmundje të tjera bashkëshoqëruese por kanë simptoma të rënda të Koronavirusit.
“Ajo çfarë po shihet tani është se ka prekur edhe mosha të reja. Mosha mesatare e të prekurve është rreth 45 vjeç. Edhe të rinjtë janë të riskuar. Sipas raportimeve të shërbimit infektiv ka raste që pacientët nuk kanë patologji por kanë simptoma të rënda dhe janë të riskuar”, tha ministrja.
