Mbrëmjen e sotme nënë e bijë u gjetën pajetë në banesën e tyre. Ngjarja ndodhi në zonën e Kombinatit dhe mendohet se 56-vjeçarja dhe 30-vjeçarja janë vetëflijuar.
Dyshohet se vajza A.J, mund të ketë ndërruar jetë disa javë më parë pasi trupi i saj është dekompozuar. "Abc News" ka zbardhur dëshminë tronditëse të vëllezërve të 56-vjeçares, Zh.J. Ato kanë treguar se përgjatë këtyre ditëve kanë shkuar disa herë te shtëpia e motrës, por nuk e kanë takuar mbesën.
Motra e tyre iu ka thënë se vajza ndodhej në dhomën tjetër ose që ishte duke fjetur. 56-vjeçarja kishte dhe një vajzë tjetër, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Dyshohet se të treja ishin pjesë e Dëshmitarëve të Jehovait.
