Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 21:09

Tragjike në Tiranë/ Nënë e bijë gjenden pajetë në banesë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Nëna e bijë janë gjetur pajetë në banesën e tyre.

Shtetasi S.F ka njoftuar policinë se motra nuk i përgjigjej në telefon. Shërbimet e policisë kanë gjetur motrën dhe nënën e tij pajetë, ndërkohë që motra tjetër është dërguar në spital në gjendje të rëndë.

Dyshohet se viktimat janë vetëvrarë. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe për të zbuluar shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 02.07.2020,  shtetasi S.F, ka njoftuar në Komisariatin e Policisë nr 6 se  në rrugën “Hamdi Cenoimeri”, motra e tij nuk i përgjigjej në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës.

Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen ZH.J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A.J., 30 vjeçe, ndersa vajza tjetër B.J, rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shendetësore.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar.

Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes .