Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 19:07

Infektohet nga Koronavirusi, shtrohet në QSUT foshnja një muajshe

Numri i të infektuarve nga Koronavirusi në Shqipëri është rritur ndjeshëm. Vetëm ditën e sotme u raportuan 82 raste të reja, 30 prej të cilave ishin në qytetin e Tiranës.

"JOQ" ka bërë me dije se fatkeqësisht është infektuar një foshnjë një muajshe e gjysmë. Vogëlushi është shtruar në QSUT, ku po merr mjekim dhe ende nuk dihet se cilat janë simptomat e tij.