Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 16:04

Në ditët e fundit të shtatzënisë, Olta Boka tregon çfarë i la peng kjo periudhë

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Olta Boka është në pritje të ëmbël. Së shpejti ajo do të bëhet nënë për herë të parë me një vajzë.

Olta është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe si rrjedhojë i duhet të qëndrojë në shtëpi për të qenë sa më e kujdesshme. Mirëpo në këto ditë të nxehta vere, ajo do donte të shkonte në plazh.

Për të krijuar një atmosferë plazhi, këngëtarja ka vendosur në televizor një pamje bregdeti, ka marrë kapelën dhe një libër për të lexuar. Olta ka publikuar një foto në Instastory krahas së cilës shkruan: "Ndërkohë në një verë paralele unë jam duke shikuar plazhin, diellin, kripën dhe ndonjë coctail."