Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 16:04

'Viti i ri shkollor nis më 14 shtator', Shahini tregon nëse mësimi do bëhet online apo në klasa

Ministrja e Arsimit Besa Shahini në konferencën e mbajtur sot u shpreh se në datën 14 shtator do të nisë viti i ri shkollor dhe me shumë mundësi mësimi do zhvillohet online.

“Gjasat janë që një pjesë e nxënësve do ta bëjnë mësimin sërish online.” tha ajo.

“Në shtator mësimi do filloj ashtu siç është planifikuar, por nuk do të jetë i njëjtë. Do vazhdojmë me mësimin e përzgjedhur. Pra një pjesë e mësimit do zhvillohet në shkollë, ndërsa pjesa tjetër do mbesë online dhe do vazhdojë edhe në RTSH shkollë. Për planet e detajuara do të duhet edhe pak kohë, pasi varet edhe për shkak të COVID-19. Nëse izolohet në gusht atëherë i kthehemi normalitetit", shtoi ministrja.

Burimi: Topchannel