Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 13:01

Çekia i jep fund masave të izolimit dhe feston 'fundin' e pandemisë

Organizata Botërore e Shëndetit paralajmëroi këtë javë se pandemisë së Covid-19 nuk i ka ardhur fundi, por Republika Çeke ka mbajtur një festë për t'i thënë koronavirusit një "lamtumirë".

Mijëra të ftuar u ulën në një tryezë të gjatë 500 metra në urën Charles në Pragë të martën, të mbushur me ushqime dhe pije dhe pa mbajtur distancimin social.

Ondrej Kobza, pronar i një kafeneje në qytet tha: "Ne duam të festojmë fundin e krizës së koronavirusit dhe t'i lëmë njerëzit të takohen pa frikë".

Në Çeki pishinat, muzetë, kopshtet zoologjike dhe kështjellat tani janë hapur pa kufij në numrin e vizitorëve. Restorantet, baret dhe lokalet gjithashtu.