Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 13:01

'Mos e prek aq shumë', kush është modelja që bëri xheloze të dashurën e Olsi Bylykut

Aktori shumë i pëlqyer për publikun, e tashmë edhe këngëtar, Olsi Bylyku ishte i ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up". Gjatë emisionit, Olsi foli edhe për marrëdhënien e tij me Eglin dhe tregoi një rast kur ajo u bë xheloze. 

Olsi rrëfeu se e Egli është bërë xheloze gjatë xhirimeve të klipit "Diablo" dhe shkak ka qenë një modele bukuroshe, me të cilën ai do të kërcejë.

"Jemi zënë shumë gjatë xhirimeve të klipit të ri “Diablo” i cili pritet të dalë këtë javë. Kisha një modele, ishte shumë e bukur dhe protagonistja e klipit. Me të kisha një kërcim dhe Eglit i iku truri që nuk e prekja. I thashë: "Po thuaj mi gocë se e prek unë gjithë ditën"…pastaj u pendua se në dublën e radhës me tha qetësohu pak, mos e prek aq shumë", tregoi Olsi.

"Xing.al" ka mësuar se modelja e cila do të shfaqet në një kërcim me Olsin në klipin e ri është Denisa Ademaj. Modelen e kemi parë së fundmi edhe në klipin e Getoarit dhe Majkut "Zhytem". Denisa është pjesë e agjencisë "Tirana Fashion model" dhe duhet thënë se është shumë bukuroshe.