Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 12:12

Infektohen me koronavirus anëtarët e Task Forcës Anti-Covid në Durrës

Katër raste të reja me Covid në Durrës konfirmoi sot Ministria e Shëndetësisë. Abcnews.al mëson se tre prej tyre janë punonjës, pjesë e Task Forcës Anti-covid, të cilët ushtrojnë kontrolle mbi subjektet e biznese të ndryshme për të respektuar masat mbrojtëse.

Ata dyshohet se janë infektuar gjatë kontollleve që kanë ushtruar në pjesë të ndryshme të qytetit.

Ndërsa rasti i katërt në qytetin bregdetar, i përket një inspektori të AKU-së.