Nga Shqipëria / E Enjte 2 Korrik 2020, 11:11

Koronavirusi i merr jetën 3 pacientëve tek Infektivi

Ministria e Shëndetësisë njofton se ditën e sotme kanë humbur jetën 3 persona me Covid-19. 

Fatkeqësisht një 63-vjeçare nga Tirana, një 65-vjeçar po nga Tirana dhe një 60-vjeçar nga Elbasani, me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor.

Kështu numri total i viktimave rritet në 69.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 82 raste të reja me koronavirus.