Është rritur sërish numri i rasteve të reja në vend. Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 368 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 82 persona me Covid-19.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 30 në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Kavajë, Fushëarrëz, 5 në Vlorë, nga 4 raste në Krujë, Durrës dhe Lushnje, nga 2 raste në Kurbin, Fier, Korçë, Berat, Dibër dhe Vau Dajës, nga 1 rast në Elbasan, Lezhë, Has, Pukë dhe Rrogozhinë.
Aktualisht në spitalin Infektiv janë 78 pacientë të shtruar, 9 prej tyre në terapi intensive, 2 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 43 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1559.
Në vendin tonë janë 1034 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
