Tashmë është zyrtare që Real Madrid ka krijuar ekipin e femrave në futboll, një vendim ky që është cilësuar si mjaft pozitiv. Real Madrid ka kryer një blerje prej 300,000 eurosh të një klubi me bazë në Madrid, Tacon dhe tani zyrtarisht ka marrë emrin e ri, Real Madrid Femenino.
Zyrtarët e këtij ekipi shprehen se kanë dëshiruar që të “kontribuojnë në zhvillimin dhe rritjen e sportit”.
Presidenti i ekipit, Florentino Perez tha: Ka ardhur koha për ndërtim të një ekipi për të cilin të gjithë do të jemi krenarë.
Klubi Tacon, që ishte formuar më 2014, verën e kaluar ka kryer një proces rekrutimi, duke nënshkruar kontratë me lojtaren suedeze me origjinë shqiptare Kosovare Asllani.

