Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 23:11

'Hap i mrekullueshëm', Mali i Zi legalizon martesat LGBT

Mali i Zi ka legalizuar martesën mes çifteve të komunitetit LGBT (Biseksual, Lesbike, Homoseksual dhe transgjinor).

Ligji është miratuar këtë të Mërkurë dhe Mali i Zi është kthyer në vendin e parë evropian jashtë Evropës Perëndimore dhe Bashkimit Evropian që njeh ligjërisht martesat mes personave të gjinisë së njëjtë.

“Hap i mrekullueshëm në drejtimin e duhur për shoqërinë e Malit të Zi, maturinë e tij demokratike dhe proceset integruese”, ka thënë Kryeministri malazez, Dushko Markoviç.

Burimi: "Tv Klan"