Një ngjarje e rëndë është raportuar në Indi nga mediat e huaja. Një 26-vjeçar ka humbur jetën vetëm dy ditë pas dasmës me rreth 400 të ftuar.
Burri kishte shfaqur simptoma të Koronavirusit në ditën e dasmës së tij dhe për të ulur temperaturën kishte pirë një paracetamol, kanë raportuar mediat lokale.
Pas testimeve të bëra, më shumë se 100 të ftuar në dasmë, të cilët ishin po ashtu dhe në varrimin e të ndjerit kanë rezultuar pozitivë me Koronavirus. Mjekët nuk janë të sigurt nëse dhëndri ishte burimi i infeksionit.
"Deri më tani 111 persona që morën pjesë në dasmë janë pozitiv me Koronavirus. Të gjithë të tjerët janë identifikuar dhe izoluar", ka njoftuar Raj Kishor Chaudhary, zyrtari kryesor mjekësor në Patna.
Asnjë nga te afërmit e dhëndrit- duke përfshirë dhe nusen nuk kanë rezultuar pozitivë. Autoritetet kanë nisur një hetim rreth ngjarjes si dhe rreth shkeljes së rregullave të distancimit social.
Burimi: "Daily Mail"
