Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 20:08

Me kë ta ketë vallë? Genc Prevlukaj shpërthen në akuza të rënda në rrjete sociale

Këngëtari i njohur, Genc Prevlukaj ka bërë së fundmi disa akuza të forta në rrjete sociale. Ai ka publikuar një status në Instastory ku shprehet se në studio shkojnë njerëz, të cilët e inçizojnë fshehurazi dhe i vjedhin punen.

Artisti shprehet se ndonëse nxitojnë t'i publikojnë para tij, i realizojnë shumë dobët. Genci nuk ka përmendur emra përgjatë statusit të tij, megjithatë këto akuza janë vërtetë të rënda.

“Ne studio tek ne, shpesh vijne disa njerez, na afrohen fshehtar te dera, na incizojne punen, dmth i vjedhin idete, motivohen, marrin shembull, pastaj kthehen e i realizojne ne studiot e tyre ato qe i degjojne. Gjithsesi nxitojne per ti nxjerre para nesh. Mua sme vjen keq, sepse me kete pune treojne sa te medhenj e te pashterrshem jemi ne, e sa te harxhuar jane ata. E vetmja gje qe me vjen keq eshte qe i realizojne tmerresisht dobet”, ka shkruar ai.