Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 19:07

Kishim kohë pa e parë, sa shumë qenka rritur vajza e Diellza Kolgecit

Në Prill të vitit që lamë pas modelja nga Kosova Diellza Kolgeci dhe partneri i saj Fisnik Rugova u bënë prindër për herë të parë. Në jetën e tyre erdhi një vajzë të cilën e quajtën Helena.

Diellza dhe i shoqi kanë nisur së fundmi pushimet dhe nuk i kanë kursyer fotot në rrjetet sociale. Modelja ka publikuar në Snapchat foto pranë të bijës, e cila është rritur shumë nga dita në ditë.

Helena duket se ka marrë tipare nga të dy prindërit e saj dhe është një bukuroshe e vërtetë.