Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 19:07

'A është normale të jesh e virgjër 19 vjeç?', Dojna Mema jep përgjigjen e prerë

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Dojna Mema ka realizuar së fundmi një mini-intervistë me ndjekësit në Instastory, ku mes të tjerash është cekur dhe tema e virgjërisë.

Një ndër ndjekëset e ka pyetur Dojnën nëse është normale të jesh e virgjër në moshën 19-vjeçare. Moderatorja është shprehur se nuk i duket normale që ka akoma njerëz që pyesin për virgjërinë, e cila nuk tregon asgjë për ty.

“Nuk është normale që ka njerëz që pyesin për virgjërinë, aq më tepër vajza.  Njëherë e mirë: Një cipë nuk e përcakton sa vajzë e mirë, e emancipuar, e përdalë apo e prapambetur je. Nuk tregon asgjë për ty por tregon gjithçka për dikë që ta vë në dukje apo ta bën si pyetje", është përgjigjur Dojna.