Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 18:06

Nënë për herë të parë, Klea Huta tregon vështirësitë që po has me të birin

Me datë 4 Qershor çifti shumë i dashur për publikun, Klea Huta dhe Elgit Doda u bënë prindër për herë të parë. Klea solli në jetë një djalë, të cilit i vendosën emrin e veçantë, Krid.

Që nga ai moment modertorja ka publikuar momente nga më të ndryshmet pranë vogëlushit, gjithmonë duke mos i zbuluar portretin. Ndonëse kjo është një eksperiencë shumë e bukur për Klean, ajo e pranon se ka dhe vështirësi.

Te këto vështirësi përfshihen netët e gjata pa vënë gjumë në sy. Modertorja ka publikuar së fundmi në Instastory, një listë me gjëra që nuk duhet t'ia përmendin në këtë periudhë.

Ajo ka shpërndarë një postim, në të cilin shkruhet: "Gjërat që nuk duhet t'ia thuash një nënë me mungesë gjumi:

“O Zot dukesh shumë e lodhur!”

“Ende nuk po fle natën bebi yt”?

“Bebi im flinte gjumë që në ditën e parë”!

"Kjo nuk duket normale!"

“Përdor qumshtin me formulë”!

“Bashkëshorti im gjithmonë ngrihet natën për të ndihmuar”!