Liberta Spahiu, një nga moderatoret më bukuroshe e më të pëlqyera në Kosovë, ka qenë shumë e komentuar për jetën e saj private, por ajo gjithnjë ka zgjedhur të mos prononcohet.

Megjithatë në vlogun më të ri në Youtube, Liberta ka zgjedhur të shohë letrat tarot. Sipas lexuesit të letrave tarot i dashuri i prezantueses së famshme jeton jashtë shtetit, merret me biznes dhe është zeshkan.

Sipas parashikuesit, ky person mund të shfaqet në fund të vitit 2020 dhe vitin e ardhshëm moderatoren mund ta shohim në një lidhje. Madje sipas letrave ajo do bëjë një fëmijë.

"Ti je shumë e vështirë, je tu prit diçka që në realitet nuk e di se çka je duke pritur. Ti ke një pengesë me veten edhe pse je pozitive, nuk ke siguri te vetja dhe ke frikë", i tha personi që po lexonte letrat Libertës dhe ajo i pohoi fjalët e tij.


