Një tjetër pacient ka humbur jetën në spitalin Infektiv, duke e çuar në 66 numrin e viktimave në Shqipëri. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka ndërruar jetë një 87-vjeçar, i cili ishte që prej 12 ditësh në terapi intensive.
“Një pacient 86-vjeçar nga Shkodra, i cili po trajtohej në terapi intensive prej 12 ditësh nuk e ka fituar dot betejën me COVID19, megjithë asistencën e madhe mjekësore.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllime familjes së të ndjerit dhe i kujton edhe një herë qytetarëve të tregojnë kujdes me respektimin e rregullave, distancimin fizik, përdorimin e maskës, higjienën vetjake, pÄ?r të kufizuar përhapjen e COVID19.
Nga fillimi i epidemisë, 66 qytetarë të konfirmuar me COVID19 e kanë humbur betejën me virusin e rrezikshëm”, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.
