Nga Shqipëria / E Mërkurë 1 Korrik 2020, 17:05

E rëndë në Kavajë/ Makina përplas për vdekje 47-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Kavajë. Një 47-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e përplasjes me një makinë.

Ngjarja ka ndodhur te mbikalimi i Harizaj. Gruaja ka marrë plagë të rënda dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

Njoftimi i policisë: 

Më datë 01.07.2020, rreth orës 14:50, tek mbikalimi i Harizaj, në Kavajë, mjeti me drejtues shtetasin S.B., ka aksidentuar shtetasen T.L., 47 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.

hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e plotë e rrethanave të ngjarjes.