Astrologe Meri ishte e ftuar mëngjesin e sotëm në "Wake up", ku foli për verën e këtij viti dhe shenjat që do kalojnë pushime e të bukura e ato që kalojnë pushime të varfra. Meri u ndal edhe tek kryeministri Rama i cili më datë 4 korrik feston ditëlindjen dhe i përket shenjës së Gaforres.
Meri tregoi se për Gaforret ky është vit i vështirë, me sprova dhe 6 mujori i ardhshëm do vazhdojë kështu.
E pyetur si do e kalojë ditëlindjen Rama, Meri tha: "Një ditëlindje me shumë pikëpyetje. Mund të shpëtojë vetëm nëse i futet ndonjë romantizmi të madh dhe na harron ne të gjithëve. Por ka probleme këtë periudhë sepse Gaforret kanë Hënën e Plotë përballë. Një ngjarje, një situatë, një bashkëpunim, një antagonizëm shumë i fortë i troket në portë. Deri në datën 12 korrik ka gjëra për t'u thënë, për t'u stresuar e për t'u shqetësuar".
"6 mujori i ardhshëm për kryeministrin është i vështirë. Ky është vit i vështirë. Nëse me 2 tërmete, 1 virus, ia del mbanë, unë them bravo i qoftë. Është vit sprovë", tha Meri.
