Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy gra kanë humbur jetën nga koronavirusi tek spitali Infektiv gjatë 24 orëve të fundit. Bëhet fjalë për një 74 vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana.
"Fatkeqësisht një 74-vjeçare nga Shkodra dhe një 82 vjeçare nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese kanë humbur jetën në spitalin Infektiv si pasojë e insufuciencës respiratore progresive, pavarësisht trajtimit në terapi intensive dhe përpjekjeve të stafit mjekësor", njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
ISHP ka konstatuar 45 raste të reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit nga 269 teste të kryera.
