Nga Shqipëria / E Martë 30 Qershor 2020, 23:11

Babai akuzon bashkëfshatarin se i ngacmoi vajzat, 20-vjeçarja: Më tha ‘të kapa, tani do të shqyej’

Babai i dy vajzave, njëra 17-vjeçe me prapambetje mendore dhe tjetra 20-vjeçe, denoncon bashkëfshatarin Xh.L., se ka ngacmuar seksualisht vajzat e tij. Ngjarja ka ndodhur në Kuçovë. Babai i vajzave tregon se prokuroria e Beratit nuk ka bërë asgjë prej 9-muajsh dhe i dyshuari për aktin e rëndë është në gjendje të lirë.

Babai i vajzave tregon: "Vajza vajti me plakën për shkarpa. Plaka i nxirrte nga poshtë, kjo i merrte dhe i dërgonte në rrugë lart. Atje e merr ai për krahu dhe e çon në shtëpi. Donte të kyçte derën ai…Për momentin pastaj vjen edhe vajza e tij. I bie me dru të atit. E lë atë dhe e merr vajzën për krahu dhe e sjell në shtëpi. E zhveshur. E kishte zhveshur, lakuriq, nga gjysma e poshtë ishte lakuriq vajza".

Vajza 17-vjeçare tregon: Isha tek arra poshtë. U ngjita përpjetë, ai po ngjitej. Më mori në shtëpi, më tërhoqi edhe më kapi. 

Vajza 20-vjeçare: Isha prapa shtëpisë unë. Nuk e pashë…më doli nga prapa. Unë i thashë s’ke punë me mua. Të kapa, tha ai, tani do të shqyej se nuk të kam kapur atë ditë që të pashë. I rashë me bërryl, bërtita dhe u largova poshtë.

Prokuroria e Beratit ka rreth nëntë muaj që ka marrë kallëzimin dhe autori i cili akuzohet se ka ngacmuar seksualish të dy vajzat është ende i lirë. Gazetari i “Stop” iu drejtua policisë së Kuçovës dhe prokurorisë së Beratit, por kjo e fundit nuk informon se cili prokuror e ka këtë çështje dhe nuk jep shpjegim pse kjo çështje ka zgjatur 9 muaj.

Burimi: tvklan