Nga Shqipëria / E Martë 30 Qershor 2020, 22:10

Punon në ministri, infektohet me koronavirus këngëtari shqiptar

Është infektuar me koronavirus, këngëtari i njohur, njëkohësisht punonjës në Qeverinë e Kosovës, Yll Valla. Sipas "Indeks Online", Ylli Valla, zyrtar në Ministrinë e Pushtetit Lokal, ka rezultuar pozitiv në testimin e Covid-19.

Për rrjedhojë një pjesë e madhe e zyrtarëve të MPL-së do të vetizolohen për 14 ditë nëpër shtëpi.

Vetë këngëtari ende nuk ka dalë në një deklaratë pas lajmeve mbi infektimin e tij me koronavirus.