Një grua 47-vjeç me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një aksidenti tragjik në Itali. 47-vjeçarja ishte zhvendosur në Itali prej vitesh.
Ajo tentoi të ndalonte në një pikë karburanti, kur një makinë e nxori në korsinë e kundërt. Në këtë moment ajo u përplas me një tjetër makinë e cila po vinte me shpejtësi.
Shqiptarja u dërgua në spital, por mjekët nuk mund të bënin më asgjë për të. Mediat italiane shkruajnë se 47-vjeçarja la pas tre fëmijë të cilët bashkë me të atin e mësuan lajmin tragjik nga autoritetet.
Burimi: abcnews
