Nga Shqipëria / E Martë 30 Qershor 2020, 17:05

Hapja e kufijve në 1 korrik/ BE merr zyrtarisht vendimin për Shqipërinë

Këshilli i BE-së ka miratuar sot zyrtarisht një listë me 15 shtete të cilat do të lejohen të hyjnë në BE.

Sikurse u publikua në listën paraprake të ditës së shtunë, Shqipëria është lënë sërish jashtë.

Nga Ballkani, shtetet të cilave u është lejuar hyrja për në vendet e Bashkimit Europian janë Mali i Zi dhe Serbia. Ndërsa qytetarët shqiptarë dhe ata të Kosovës, por edhe maqedonasit, nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt vendeve të BE.

Hapja e kufijve të vendeve të Bashkimit Europian do të fillojë nga data 1 Korrik. Në BE do të lejohen të kalojnë qytetarët nga Algjeria, Australia, Kanadaja, Kina, Gjeorgjia, Japonia, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Pavarësisht vendimit të sotëm, lista e BE do të rishikohet çdo dy javë në varësi të situatës pandemike për çdo shtet. 

Burimi: tvklan.al