Detektivja private Shkenda Lili ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit”, ku foli rreth profesionit të saj dhe tradhëtisë. Shkenda tregoi se përpos fermave që duan të dinë nëse partneri i tradhëton, kohët e fundit janë rritur dhe kërkesat e meshkujve,
“Femrat që kanë ardhur më shumë, por këto kohët e fundit edhe meshkujt po e heqin tabunë duke u drejtuar në një zyrë dediktivi. Mashkulli shqiptar është i ndrojtur ta ulë veten dhe që të vijë tek një dedektiv për të ndjekur partneren. Por ka filluar këto kohët e fundit sidomos pas pandemisë ka filluar për çudi. Por femra është ajo që ka instiktin për të dyshuar, dhe nëse partneri i saj nuk ka asgjë. “, tha Shkenda.
“Në rastet kur partnerja është e sigurtë për tradhëtinë, këto ndahen thjesht marrin provën për divorcin, ndërsa në rastet e tjera, pjesa më dërrmuese e dinë dhe nuk bëjnë asgjë.“, tha ajo.
Shkenda u shpreh se “nëse është një flirt i momentit, familja nuk shkatërrohet nëse ka një lidhje paralele, nuk falet. Edhe klientëve gjithmonë jua them, duke bërë dhe rolin e psikologes në një fare mënyrë, por ta bësh këtë rutinë, kjo nuk falet".
