Ministria e Shëndetësisë bën me dije se gjatë orëve të fundit janë kryer 371 testime dhe prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv 69 persona me Covid-19, 5 më shumë se dje, kur u zbuluan 64 të tilla.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 23 në Tiranë, 10 Durrës, Krujë, 6 në Vlorë, 5 Mat, nga 4 raste në Kurbin dhe Kamëz, nga 2 raste në Shkodër, Fier dhe Kavajë, 1 rast në Lushnje.
Aktualisht në spitalin Infektiv janë 79 pacientë të shtruar, 7 prej tyre në terapi intensive, 3 të intubuar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 25 qytetarë duke çuar në total numrin e të shëruarve në 1459.
Në vendin tonë janë 1014 persona aktiv me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër dhe Durrës.
