Është pezulluar puna në Drejtorinë e Shëndetit Publik në qytetin e Durrësit, bëjnë të ditur burime për "abcnews.al".
Vendimi është marrë pas shfaqjes së rasteve me koronavirus brenda institucionit. Sakaq mësohet se stafi i këtij institucioni të rëndësishëm që merret me hetimin dhe përcaktimin e rasteve të infektimit ose jo me Covid -19, është karantinuar.
Nuk dihet ende se si, dhe kush, do të vazhdojë gjurmimin dhe hetimin e rasteve të dyshuara për koronavirus në këtë qytet ku rastet e reja të infeksionit raportohen çdo ditë.
