Alvin Berisha, vogëlushi i cili u shpëtua nga kampi i ferrit Al Hol në Siri, që prej nëntorit të vitit të kaluar është kthyer në Shqipëri bashkë me babanë e tij.

Ata kanë ndarë një foto në rrjetin social Instagram, pranë Portit të Durrësit.
Alvin tashmë është transformuar që pas shpëtimit nga kampi i ferrit. Gjendja e tij shëndetësore asokohe nuk ishte e mirë, por tani vogëlushi është i shëndetshëm dhe i lumtur.

Pas largimit nga kampi Al Hol, ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale në këmbë.


