Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 16:04

E fundit/ U intubua sot, mjeku i QSUT-së humb jetën nga Koronavirusi

Ditën e sotme mjeku i hematologjisë në QSUT, i quajtur Arjan Prushi u intubua. 58-vjeçari ishte infektuar nga Covid-19 gjatë ushtrimit të detyrës.

Fatkeqësisht mjeku i njohur ka humbur jetën. Lajmin e ka dhënë kolegu i tij, Bernard Progni me anë të një njoftimi në rrjete sociale.

I ndjeri ka dhënë një kontribut të madh në shërbimin e hematologjisë në vendin tonë dhe kudo ku ka shqiptarë. 58-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera bashkëshoqëruese por gjithsesi e ka humbur betejën me Koronavirusin.