Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 16:04

Mbaroi një cikël i vështirë/ Meri jep lajmin e mirë: Këto shenja horoskopi i pret një fushë me lule

Astrologe Meri njofton se planeti Mars ka hyrë në shenjën e Dashit që do të thotë se po mbaron cikli i një muaji të vështirë si qershori dhe fillon një cikël i ri. Marsi per te gjithe ne eshte nje burim drite, eshte i rrembyeshem, luftarak dhe i drejteperdrejte. Ngjan sikur na pret nje fushe me lule, shprehet Meri. Por do të na sjellë edhe antagonizëm pasi do të ekzistojë tendenca e betejes. Ne jeten personale do jemi shume pasionante, zoterues dhe xheloz. Lexoni më poshtë si do të ndikojë Marsi në të gjitha shenjat e horoskopit.

Dashi
Nje energji e shumepritur do ju ngreje moralisht dhe do ju jap fuqi dhe shanse per te bere gjera te reja ne jeten tuaj si ne planin personal ashtu edhe ne ate profesional. Duhet t'u shmangeni perballjeve me ligjin apo njerez me pushtet

Demi
Ju se brendshmi do keni nje zjarr te pashuar, nje pasion te madh, nje dashuri te fshehte qe mund t'ju lodh apo t'ju stresoj nese nuk e gjeni rrugen e duhur per t'u realizuar

Binjaket
Jeta juaj sociale shoqerore apo qellimet tuaja do jene ne rrugen me energjike te mundshme dhe mund te fitoni reputacion nese beni nje beteje te zjarrte dhe te sinqerte

Gaforrja
Marsi ju fton ne duele dhe sqarime apo ne ngacmime te fuqishme me te cilat duhet te perballeni me antagonizem por edhe me burreri e shenjester te sakte

Luani
Mars do behet aleati juaj ne nje ceshtje shume te rendesishme apo ne nje beteje ku mendohej se i kishit mundesite te pakta per te fituar. Sidomos ne ceshtje ligjore komunikimi me jashte dhe ne dashuri

Virgjeresha
Do futeni ne nje periudhe me shpenzime te fuqishme te cilat ju ftojne te beni investime apo te sqaroheni me te kaluaren ne ceshtje ekonomike. Po ashtu ne jeten erotike do keni shume xhelozi dhe perballje

Peshorja
Marsi del perball jush dhe kjo ju con ne nje antagonizem te dukshem ne te gjitha llojet e marredhenieve sidomos ne cift dhe bashkepunime. Kujdes pasi kundershtaret tuaj jane te vendosur per lufte

Akrepi
Nje Mars ne vendin e vete e bene Akrepin me te qarte se me ke ka te beje ne fushen e ndjenjave dhe ne ate ekonomike. Duke ditur pozicionin e kundershtarit Akrepi do dije te perballet. Marsi ju fton per jete te vrrullshme dhe pune ne aksion

Shigjetari
Marsi eshte ne pozicionin me te mire per ju ne ceshtjet erotike. Shume pasion, dashuri, flirt, argetim. Por nuk do mungoj xhelozia dhe padurimi

Bricjapi
Nje Mars do te thote per ju se do fusni flaken ne shtepi. Perpiquni ta kontrolloni apo te beni per vete partneret apo familjaret me tendenca marsiane. Gati per ndeshje apo lodra fuqie

Ujori
Marsi do jete me i miri per ju per udhetime, ide te reja, makina apo levizje me energji te larte. Cdo filozofi e juaja do kete te beje me antagonizmin ne baze te njohurive dhe infromacionit. Do njihni shume meshkuj ne kete periudhe

Peshqit
E mbajtet Marsin ne gji per shume muaj. Kush ja arriti te mos digjet nga inati, xhelozia apo vetpermbajtja tani ka mundesi te shperthej ne kerkesa ekonomike dhe erotike.