Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 15:03

Nuk ka asnjë sëmundje tjetër, kush është mjeku i QSUT i nfektuar me Covid që u intubua sot

Një mjek i QSUT është intubuar sot pasi gjendja e tij shëndetësore është rënduar. Bëhet fjalë për mjekun e hematologjisë, Arjan Pushin, 58 vjeç. 

"Newsbomb" ka mësuar se Pushi është infektuar nga Covid-19 gjatë ushtrimit të detyrës, pasi në repartin e homatologjisë janë shënuar dhjetëra raste me koronavirus, duke bërë kështu që ky repart të jetë më i prekuri.

Thuhet se Pushi se nuk ka asnjë sëmundje shoqëruese, por ndodhet në gjendje të rënduar.