Pas sulmit me dron të 3 janarit që vrau gjeneralin e lartë iranian, Qassem Soleimanin, Irani ka lëshuar një urdhër arresti dhe i ka kërkuar ndihmë Interpolit për të vënë në pranga presidentin amerikan Donald Trump.
Prokurori i Teheranit Ali Alqasimehr u shpreh se Trump dhe më shumë se 30 persona të tjerë, të cilët Irani akuzon për përfshirje në sulmin e 3 janarit, përballen me akuza për vrasje dhe terrorizëm.
Alqasimehr nuk identifikoi askënd tjetër që kërkohej përveç Trump, por theksoi se Irani do të vazhdojë ta ndjekë çështjen edhe pasi mandati i Trump të ketë përfunduar.
