Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 15:03

Humb jetën papritur shoferi i Urgjencës Kombëtare

Qendra Kombëtare Urgjencës Mjekësore bën të ditur se sot është ndarë nga jeta shoferi i Urgjencës Kombëtare, Artur Ndreu. Shoferi ka humbur jetën pas një ataku kardiak.

Siç bëjnë me dije burime për "Dosja.al", Ndreu kishte dalë për xhiro tek Liqeni, ku i ka rënë të fikët. 

"Dosja.al" ka mësuar se Ndreu ishte infektuar me Covid-19 dhe kishte marrë pushim për t’u vetë-karantinuar në shtëpi.

Postimi i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore: "QKUM shpreh ngushellime familjes dhe te afermeve. Artur Ndreu, i palodhur dhe kudo ndodhur! Arturi dhenes i ndihmes se pare, shofer ambulance dhe njeri i dedikuar ne sherbimin e urgjences paraspitalore te Tiranes. Fatkeqesisht u nda nga jeta ne menyre te pa pritur. Do ti mungosh familjes, pacienteve, kolegeve, urgjences, miqve dhe shokve. Lamtumire Artur, te qofte dheu i lehte!"