Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 14:02

Kukës/ Mbytet në liqen 16-vjeçari

Një djalë i ri, 16 vjeç nga Kukësi është mbytur në liqen. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Hani i Lacit në fshatin Bardhoc.

Shtetasi L.G, rreth 16 vjeç, banues në Bardhoc është mbytur duke u larë.

Për gjetjen e 16 vjeçarit, u angazhuan menjëherë shërbimet e Policisë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje.

Burimi: tvklan.al