Nga Shqipëria / E Hënë 29 Qershor 2020, 14:02

U nda nga e fejuara në prag të martesës, flet për herë të parë moderatori shqiptar

Propozimi romantik që moderatori Ardit Roshi i bëri partneres së tij, Blerina Bajkos, vajzës së Agim Bajkos, në emisionin “Këndo Këngën Time”, mori vëmendjen e të gjithëve në fillim të këtij viti. Mirëpo vetëm 6 muaj pas këtij propozimi, çifti e prishi fejesën.

Lajmet i vërtetoi edhe fakti që çifti kanë fshirë fotot e tyre së bashku dhe nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram.

Mëngjesin e kësaj të hëne, Roshi ishte i ftuar në emisionin “ABC-ja e Mëngjesit”, ku dhe u pyet nga moderatori Alban Musa lidhur më këtë çështje. Ai preferoi të komentonte shkurt, duke thënë se ndihet shumë mirë.

“Shumë prej shikuesve, gazetarëve janë duke pritur që unë të të bëj një pyetje për jetën tënde personale, por unë kam zgjedhur të mos të ta bëj. Mua më intereson vetëm një gjë, a je ok, a je mirë tani?“, tha moderatori. “Shif e shkruaj, si të dukem“, u përgjigj Roshi.